Iran, manifestime pro Ahmadinejad
Pas protestave disa ditore nga opozita iraniane, qeveria ka mobilizuar ithtarët e saj në iran. Gjatë një manifestimi të organizuar nga shteti, sipas të dhënave të mediave zyrtare, në të gjithë vendin besohet se kanë dalë nëpër rrugë miliona simpatizantë të Presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Ata kërkuan gjithashtu dënimin me vdekje për udhëheqësit e opozitës ndërsa flamujve amerikanë dhe britanikë iu vu zjarri. Protestat në Teheran u transmetuan direkt nga televizioni iranian. Njoftimet e mediave iraniane, sipas të cilave udhëheqësit e opozitës Mir-Hosein Musavi dhe Mehdi Karrubi janë larguar nga Teherani për në veri të vendit, u përgënjeshtruan edhe në televizion. Policia iraniane njoftoi, se ata do të veprojnë në të ardhmen edhe më ashpër kundër protestave antiqeveritare. Të dielën gjatë demonstratave të opozitës u vranë tetë persona.