Shefi i EULEX-it De Marnak viziton Beogradin

Shefi i Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove Xavier Bout de Marnak do te qendroje sot dhe neser ne Beograd per here te pare pas marrjes se detyres me 15 tetor te ketij viti.
Ne nje njoftim te misionit te tij thuhet se gjate kesaj vizite ai do te zhvilloje takime me disa nga ministrat e qeverise se Serbise. Vizita thuhet ne njoftim do te ofroje mundesi per te diskutuar lidhur me ceshtjet qe kane te bejne me sundimin e ligjit vecanerisht per rendesine e zbatimit te sundimit te ligjit ne veriun e Kosoves.
Vendosja e ligjit ne ate pjese te Kosoves te banuar me shumice serbe pritet te jete teme edhe e bisedimeve te paralajmeruara ndermjet Prishtines dhe Beogradit e qe pritet te ndermjetesohen nga Bashkimi Evropian.
Fillimi I ketyre bisedimeve mund te ndodhe pas zgjedhjeve te jashtezakonshme te 12 dhjetorit ne Kosove.