Afganistan vriten 3 civile nga shperthimi i bombes

NATO-ja ka deklaruar se tre civile afgane jane vrare dhe kater te tjere jane plagosur seriozisht nga shperthimi i nje bombe ne provincen jugore Kandahar.
Sipas NATO-s te plagosurit jane marre nga forcat e aleances dhe jane vendosur ne nje spitale ushtarak ne ate hapesire.
Asnje grup nuk e ka marre menjehere pergjegjesine per kete sulm.
Por sulmi i mbane shenjat e militanteve talibane qe mbeshteten shume ne perdorimin e bombave te ketilla qe eksplodojne buze rrugeve.
Afro 30 agjenci humanitare nderkombetare qe punojne ne Afganistan kane kerkuar nga palet nderluftuese qe te bejne me teper per ti mbrojtur civilet afgane.
Statistika e Kombeve te Bashkuara thote se kete vit ne Afganistan jane vrare me se shumti civile prej fundit te vitit 2001 kur u permbys regjimi taliban.