Shefi i FIFA-s ka ende shpresë: Futbolli do të bëhet sporti më popullor në SHBA!

Interesi i vogël i shfaqur karshi ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube në SHBA nuk ka dekurajuar presidentin e FIFA-s. Gianni Infantino mendon se futbolli shumë shpejt do të jetë disiplina më populllore në përtej oqeanit.
“Në tre, katër vite ose maksimumi pesë vite futbolli do të jetë sporti më i praktikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha 55-vjeçari. Pas skepticizmit të treguar nga gazetarët, Infantino dha edhe arsyen e bindjes që kishte. “Prania ime këtu, më bën që të jem i bindur se brenda pak vitesh futbolli do të jetë sporti më popullorë në SHBA”, tha zvicerani duke lënë mënjanë modestinë.