Shefi i Ford: Brenda një dekade do kemi makinën me autopilot
Share
Brenda një dekade, shoferët mund ti thonë makinës së tyre kalo në autopilot. Parashikimin e bëri shefi i kompanisë Ford.
Bill Ford Junior tha se zhvillimet e jashtëzakonshme në teknologji janë të nevojshme për shkak të rritjes së kërkesës për makina nga 1 miliard që janë tani në 4 miliard në vitin 2050.
Ai tha se shumë shpejt do mbërrijnë makinat që do ecin vetë dhe që arrijnë të komunikojnë me njëra- tjetrën për të ndarë më mirë rrugën dhe për të shmangur aksidentet e trafikun. Zoti Ford, stër-stërgjyshi i të cilit i ktheu makinat nga lodra luksi në mjete të zakonshme transporti, tha se makina si ajo që kemi parë tek filmi I, Robot i Will Smith do jenë në treg në vitin 2025 pasi për to po punohet.