E Diel, 1 Nëntor 2026

Po, jam martuar me të dhe nuk ndjej keqardhje (FOTO)

Share

Një 62 vjeçar, i quajtur edhe njeriu flluskë për shkak se trupin e ka të mbuluar nga tumore, tha se njerëzit e trajtojnë atë më keq se një kafshë.

Indiani Muhamed Umar tha se kur ishte 14 vjeç nisën ti dalin lythët në dorë dhe që prej atëherë trupi i është mbuluar me tumore beninjë.

Jam njeri i mirë. Punoj fort, por pamja ime është problem për njerëzit e tjerë. Askush nuk më sheh apo më afrohet. Kjo më ka shkatërruar jetën, thotë ai.

Kur linda e kisha lëkurën shumë të butë. Por pas moshës 14 vjeç gjithçka ndryshoi. Mjekët më kanë thënë se mund tua transmetoj problemin edhe fëmijëve. U shqetësova për këtë dhe mendova se nuk do martohesha kurrë.

Por më pas Umar takoi Farhat-Un-Nisa, 45 vjeç dhe ranë në dashuri. Ata u martuan kur ai ishte 28 vjeç. Farhatit nuk i bëhej vonë për lythët e Umarit. E ndjeja se ishte njeri i mirë. Ishte i sjellshëm dhe bujar. Familja më paralajmëroi, por e mora përsipër rrezikun, thotë ajo.

Së bashku kanë tre djem dhe një vajzë. Ata janë rritur pa probleme në lëkurë. Jeta për ta është shumë e vështirë. Mjekët thonë se nuk ka asnjë kurë për Umarin. Me kalimin e kohës, tumoret shtohen më shumë. Nuk e di çfarë do kisha bërë po të mos kisha gruan e familjen, thotë ai. Dhe Farhat e pranon se nuk ka asnjë keqardhje që është martuar me të. Jam e lumtur, nuk kam keqardhje. Ndonjëherë e harroj se si dukej dikur im shoq, por ai tani është këtu me mua dhe kjo ka rëndësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›