Shefi i Shtabit te Ushtrise akuza per marrje ryshfeti
Ne 11 nentorin e 2008-s pak muaj pasi Shqiperia ishte anetaresuar ne NATO ambasada amerikane ishte e shqetesuar ne lidhje me korrupsionin brenda radheve te Forcave te Armatosura te Shqiperise. Ne qender te akuzave per korrupsion per sa i perket dhenies se te drejtes se ushtareve shqiptare per te shkuar me sherbim ne vende ku NATO lufton eshte vendosur pikerisht shefi aktual i Shtabit te Pergjithshem te FA-ve kolonel Xhemal Gjunkshi. Ne kohen kur ambasada amerikane ne Shqiperi raportonte prane Departamentit Amerikan te Shtetit kete afere Gjunkshi ishte drejtues i rekrutimit te ushtareve qe do te dislokoheshin ne Irak dhe Afganistan. Ambasadori i SHBA-se Uidhers thekson ne kabllogramin qe mban klasifikimin konfidencial se kjo situate eshte bere shqetesuese dhe po ndikon ne perjashtimin e Shqiperise nga disa misione te rendesishme ushtarake. Ministri shqiptar i Mbrojtjes u shpreh i zhgenjyer kur mesoi se misioni i ushtareve shqiptare ne Irak do te mbyllej ne fund te dhjetorit nisur nga fakti se Shqiperia nuk ishte perfshire ne listen e vendeve qe do te qendronin. Nje arsye pse ka ndodhur kjo mund te lidhet edhe me praktikat korruptive te perdorura per te perzgjedhur ushtaret qe do dislokohen jashte - e nis kabllogramin ambasadori amerikan Xhon Uidhers. Me pas ai shpjegon te gjithe praktiken qe ndiqet nga ana e atyre qe drejtojne kete forme korrupsioni duke theksuar se cmimi qe duhet te paguaje nje ushtar per shkuar rreth gjashte muaj ne Afganistan apo Irak eshte 7 mije dollare amerikan. Sipas Uidhersit kjo gje i ishte bere e ditur nga nje leter qe disa ushtarake kishin derguar jo vetem ne adrese te tij por edhe ne adrese te drejtuesve kryesore te shtetit shqiptar.
Ne tetor nje grup ushtaresh nga regjimenti Komando i shkruan nje leter te pafirmosur kreut te qeverise dhe derguan kopjo tek te tjeter ne lidhje me pretendimet qe ata kishin se kolonel Xhemal Gjunkshi komandat i regjimentit e kerkonte kete harac dhe ishte i perfshire ne skemen e korrupsionit. Ushtaret gjithashtu kercenonin se do ti dergonin ankesat e tyre per botim tek gazeta New York Times - sqaron Uidhers Departamentin e Shtetit. Ne keto kushte ambasadori amerikan thekson se kjo ceshtje do te ngrihet per diskutim nga ana e tij ne nje takim qe do kishte ne fund te muajit nentor me ministrin e Mbrojtjes se asaj kohe Gazmend Oketen. Ne kabllogram thekson se keto praktika nuk jane te reja per Shqiperine dhe ato jane raportuar edhe nga ambasadorja amerikane Marsi Rais ne vitin 2006. Por sipas Uithersit eshte serioz fakti qe keto praktika vazhdojne te funksionojne akoma ndonese pretendohej qe nje ushtri anetare e NATO-s do te ishte me transparente dhe profesionale. Nga ana tjeter ne kete kabllo theksohet se eshte e rrezikshme qe kjo praktike te vazhdoj per shkak se ne misione shume te rendesishme per NATO-n mund te coheshin edhe ushtare te cilet nuk kishin eksperiencen e duhur per te perballuar misionin e tyre. Por duket se ky informacion i dhene nga ushtaret shqiptare per kete praktike abuzive nuk eshte konsideruar i rendesishem nga ana e Kryeministrit te vendit Sali Berisha. Kjo pasi pak muaj me pare Gjunkshi u rrit ne detyre direkt me urdher te kreut te qeverise per te marre postin e shefit te pergjithshem te Shtabit si pasoje e mbarimit te mandatit te Maksim Malajt. Ndonese Berisha kishte mundesi ligjore ta emeronte Malajn ne kete detyre edhe per nje mandat tjeter ai zgjodhi qe ne krye te ushtrise shqiptare te ishte Gjunkshi. Emri i kolonelit u pranua edhe nga ana e Presidentit te Republikes Bamir Topi i cili me dekretin e tij pranoi Gjunkshin ne krye te ushtrise shqiptare.