E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni i haremit i kerkon Berluskonit HEC ne Shqiperi

Rome Lavitola apel per te bindur Berishen

Mediat italiane se fundmi kane zbardhur disa telefonata skandaloze mes Berluskonit dhe njerezve qe i gjenin prostituta per haremet e tij. Repubblica.it ka zbardhur nje pjese te telefonatave te Berluskonit dhe njerezve qe e ndihmonin por dhe qe i benin presion per ceshtje te ndryshme. Ne nje prej ketyre telefonatave permendet edhe Shqiperia dhe Kryeministri Berisha per hidrocentralet e vogla. Telefonata behet mes Valter Lavitola dhe Roberto Guercio. Ky i fundit kerkon nga ana e Lavitoles qe te marre ne telefon Berluskonin per te nderhyre te Berisha per disa hidrocentrale te vogla qe ai kerkon te marre ne Shqiperi.

-Valter duhet qe Kryeministri te marre ne telefon Berishen dhe ti thote qe po shkoj atje per te folur per ceshtjen e digave thuhet ne telefonaten e Guercio.

-Ne rregull kjo eshte urgjente pergjigjet Lavitola.

-Sa me pare qe te shkoj aq me mire eshte pasi kam gjetur parate dhe duhet te sistemoj gjerat pergjigjet Guercio.

-E kuptoj vellai im por ne keto dite nuk eshte gjeja me e lehte per tu bere thote Lavitola.

-Mua me mjafton nje telefonate qe tu thone qe po shkoj atje mjafton te telefonoje edhe Fratini vazhdon Guercio biseden e tij. Laviota me pas i thote qe te shkoje ne Shqiperi te takohet me Berishen dhe ti thote se e ka derguar Berluskoni. Kjo telefonate ne fakt tregon se cfare ndikimi ka Berluskoni mbi Berishen pasi me ane te nje telefonate mund te fitoje koncesione te tera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›