E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i diplomacisë gjermane Westerwelle viziton sot Beogradin

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Beograd ndërsa të hënën ai pritet të vizitojë edhe Prishtinën.

Qëllimi i vizitës është që të binden të dy palët për domosdoshmërinë e zbatimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm të marrëveshjes së Brukselit, njoftojnë Ministria e Jashtme gjermane.

Dy vendet duhet të kontretizojnë planin zbatues të Marrëveshjes për të cilin shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka ftuar kryeministrat Thaçi e Daçiç në Bruksel më 21 maj, thekson Berlini zyrtar.

Weesterwelle në Beograd pritet të takohet me krerët serbë, presidentin Nikoliç, kryeministrin Daçiç,zv.kryeministrin Vuçiç dhe shefin e diplomacisë serbe Mërkiç.

Të hënën, Westerwelle do të qëndrojë për vizitë njëditëshe edhe në Prishtinë, ku do të ketë takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj.

Serbia pret datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Gjermania e kushtëzon këtë datë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes Kosovë Serbi e arritur më 19 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›