E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme te njepasnjehsme ne Bagdad numer rekord viktimash

Sulmet ne zonat sunite ne Bagdat nuk kane te ndalur.
Dita e premte u cilesua si nje nga ditet me vdekjeprurese te ketyre 8 muajve te fundit ne Irak.Sulmi i cili pasoi pak dite pas shperthimit te makinave bombe riktheu ne vend friken e nje lufte civile .

Nje nga bombat qe shpertheu ne zonen komerciale te Bagdatit la te vrare 4 persona dhe u plagosen 22 te tjere.

Pak minuta pasi njerezit ishin afruar per ti dhene ndihme te plagosurve nga shperthimi ,erdhi sulmi i rradhes qe la dhe 41 te tjere te vdekur dhe 56 te plagosur.

Por kryengritesit nuk e lane me kaq.
Gjate nje funerali rreth 20 km ne jug te Bagdatit u hodh dhe nje bombe tjeter pas shperthimit te se ciles u vrane 21 njerez dhe u plagosen 32 te tjere.

Dhe ne darken e se premtes erdhi dhe sulmi i katert brenda dites ne afersi te nje qendre tregtare ,u vrane 21 njerez dhe mbeten te plagosur 32.

Pjese e zonave te goditura nga keto sulme te njepasnjeshme ishin fortesat e dikurshme te kryengritesve sunite .

Askush nuk mori pergjegjesi per sulmet,por fakti qe ato jane perqendruar kryesisht ne zonat sunite kane ngritur hipotezen se pas tyre fshihen militantet shiite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›