E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i gjigandit Oracle blen një ishull në Havai

Share

Boss-i miliarder i gjigandit të teknologjisë, Oracle, do të blejë 98 përqind të ishullit Lanai në Havai, bëri të ditur guvernatori i Havait.

Nuk dihet sa ka qenë oferta, por mendohet diku tek 500-600 milion dollarë, raporton BBC.

Ishulli 365 kilometër katror ishte në pronësi të miliarderit David Murdock.

I njohur me emrin Ishulli ananas, ai është ishulli më i vogël i aksesueshëm në Havai. Aty banojnë 3200 banorë dhe ka disa resorte luksoze.

Më përpara ka qenë i njohur për plantacionet e ananasit.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Oracle, një nga gjigandët e Silicon Valley, Ellison është i gjashti në renditjen e Forbes për miliarderët. Pasuria e tij mendohet se shkon në 36 miliard dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›