E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja “Vepro Tani”, Arvizu: Përqafoni ndryshimin, ju mundeni

“Vepro Tani”! Kjo është nisma më e re e promovuar sot nga Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile. Nga Teatri Kombëtar ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu u bëri thirrje shqiptarëve që të veprojnë për të bërë të mundur ndryshimin e shumëpritur në këtë vend.
 

Gjatë fjalës së tij teksa vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm në këto 20 vite, nuk u shpreh me nota kaq optimiste lidhur me hapësirat në të cilat vepron shoqëria civile, që sipas tij janë zvogëluar shumë.
 

Në këtë kontekst ai këmbënguli se shqiptarët duhet të veprojnë tani për të kërkuar përgjigjen "Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ nuk lejoi referendumin për plehrat kur u mbledhën firmat? Përse KQZ minon edhe njëherë besimin e publikimit për të vepruar me paanësi duke vepruar në interes të gjithë qytetarëve?Pse u betonizua Saranda pse nuk vazhdon ndryshimi turisik në Gjiriokastë?. Pse u vra Maria në Dukagjin, ndërkohë që gjakmarrja nuk duhet të ketë vend në këtë shekull? " Pse?”
 

Sipas Arvizu kjo nismë është për të ndaluar realitetin e vështirë dhe të zymtë me të cilin përballen shqiptarët gjatë gjithë vitit.
 

Nisma “Vepro Tani” drejtohet nga gazetari e showmeni Adi Krasta, ndersa u pershendet nëpërmjet një videoconference nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare, ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, nga këngëtërja përfaqësuese në Eurosong Rona Nishliu etj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›