E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun: Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj

Gjatë një konference on-line,shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Jan Sun u shpreh për cilësinë dhe transparencën në shpenzimet publike që siç  u shpreh ajo, duhet të  orientohen  tek  qytetarët. Duke folur për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet, të cilën e artikuloi edhe opozita, shefja e FMN-së Sun u shreh kundër pasi ipas saj, kjo ulje nuk do të përkthehet në ulje të çmimeve. 
Përsa i takon rritjes së  çmimeve, dhe asaj të  energjisë, zonja Jan Sun,  tha se është e rrezikshme dhe se  vendi ynë ka disa sfida për ekonominë. “Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale” theksoi shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë Jan Sun në  një konferencë online me ministren e financave, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›