Shehi Fokusi yne tek temat e medha te formimit te shtetit

Lulzim Basha ka të gjitha mjetet, mundësitë dhe kapacitetet e nevojshme për të ringritur të djathtën shqiptare. Opinioni vjen nga kryetari i i LZHK-së Dashamir Shehi, i zgjedhur deputet në Tiranë nga listat e PD-së.
Për t’ia arritur objektivit, Shehi e ka një këshillë për kryetarin e ri të demokratëve.
Dashamir Shehi vlerëson se opozita e djathtë duhet të luaj rolin kryesor në reformat thelbësore të funksionimit të shtetit.
Janë pikërisht këto reforma, për të cilat Dashamir Shehi kërkon një angazhim dhe një qendrim unik të opozitës së djathtë gjatë legjislaturës së re që nis më 9 shtator.