Shehu Shtrenjtimi i ushqimeve spekulim

“Së pari është tendencë e sezonit, kryesisht për produktet bujqësore, ndërkohë që vërehet pjesa e artikullit industrial. Por mendoj se përdoret si argument konjuktura ndërkombëtare, e cila nuk mund të reflektohet pak shpejt. Nuk mund të rriten cmimet njëlloj si në Nju Jork dhe në Tiranë. Ky reflektim është i nxituar dhe spekulativ”, deklaron Shehu.
Abuzimi me cmimet ndodh kryesisht në tregjet e përqendruara, ku disa kompani komandojnë tregun. A është Shqipëria në këtë situatë?
“Nuk mendoj se ka përqendrim të tregut, por është tendencë e natyrshme të testohet tregu, sepse jemi në një ekonomi të lirë. Kështu që nuk besoj se ka marrëveshje për rritjen e cmimit, por edhe kjo mundësi nuk duhet neglizhuar”, thekson Shehu.
Prej disa muajsh cmimet në treg kanë filluar të rriten me ritme më të shpejta, sidomos në lëndët e para dhe ushqimet, kjo e konfirmuar zyrtarisht edhe nga instituti i statistikave.