Shehu: “Çani, një lojtar interesant”

Të gjithë në kor. Cani është talenti më i ri i shqiptar që luan jashtë Shqipërisë. "Bobo Vieri i ri". Përfundime këto jo vetëm të medias italiane, por dhe të dërguarit të posacëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajnerit të ekipit kombëtar U-19, Ramadan Shehu, i cili e ndoqi në aksion futbollistin në ndeshjen Peskara – San Xhenoveze (3-0) ku shqiptari shënoi edhe golin e tretë të takimit. Ky është goli i tretë i Edgar Canit në këtë sezon, ndërsa skuadra e tij me këtë fitore mund të vazhdojë të shpresojë për një vend në klasifikim që do të mund t'i siguronte pjesëmarrjen për në play-off. Aktualisht Peskara renditet në pozitën e 8-të të tabelës me vetëm dy pikë më pak se skuadra e vendit të tretë, ndërkohë që në play-off të Serie C kualifikohen pesë skuadrat e para. "Ishte një lojtar interesant. Mendoj se në grumbullimin e ardhshëm do të marrë një ftesë për ta parë më nga afër. Sigurisht një ndeshje është pak për të dhënë përfundime", -deklaroi për Media FSHF, trajneri Ramadan Shehu. Mediat italiane folën të mërkurën se për 19-vjecarin Cani, kishte mbërritur një megaofertë nga Interi në vlerën e 2 milion eurove për kartonin e shqiptarit. Para pak ditësh Edgar Cani nësnshkroi një kontratë pesëvjecarë me me skuadrën e Peskarës deri në vitin 2012.