Sheila fituese e X-Factor Albania
Edicioni i parë i X-Factor Albania, një superproduksion i Televizionit Klan mbylli siparin mbrëmjen e kaluar.
Fituese e këtij talentshou u shpall Sheila Haxhiraj, e cila mori vlerësimin maksimal të publikut por edhe të jurisë.
Si fituese e Edicionit të parë të X-Factor Albania, Sheila Haxhiraj përfiton një kontratë me kompaninë e producenteve botërore Berman Brothers!.
Eventi më i madh muzikor i talenteve në Shqipëri, erdhi në Tv KLAN në formatin HD (hai definishen), në një skenografi madhështore, që mban firmën e Gaetano Kastelit dhe në një teatër televiziv të pakrahasueshëm në të gjithë Ballkanin, ndriçimi i të cilit u krye nga drejtori i forotgrafisë së "X Factor Italia" Marcello Jazzeti.
Juria e edicionit të parë të "X Factor Albania" u përbë nga Pandi Laço, Vesa Luma, Juliana Pasha dhe Alban Skenderaj, ndërsa spektakli erdhi me regji nga Vera Grabocka dhe prezantim të Alketa Vejsiut.