Ramazan Bogdani perfundon kolanen per Folklorin
Mjeshtri i madh i folklorit shqiptar profesor Ramazan Bogdani prej më shumë se 30 vitesh i është përkushtuar botimit të një kolane kronologjike për etnokoreografinë. Janë plotë gjashtë vëllime kushtuar studimit të valles popullore shqiptare edhe jashtë kufijve, por pa lënë jashtë edhe traditat e huaja. Sapo ka përfunduar edhe vëllimin e gjahstë të quajtur “Etnokoreografia”. Bogdani e quan veten me fat që ka arritur të përmbyllë kolanën kronologjike brenda vitit 2012.
Veprën e gjashtë ia dedikon bartësve të kulturës popullore dhe ai thotë se kam bërë thjesht detyrën dhe studiuesit pasardhës do kenë mundësi që t’i hyjnë më në thellësi studimit të folklorit
Ndërkohë që anëtari i komisionit të UNESKO-s për veprimtarinë folklorike Ramazan Bogdani gjatë karrierës së tij 40 vjeçare përsëri ka një ëndërr që të promovoi serinë e veprave të tij në një formë të veçantë ashtu siç edhe i takon.