Shekspiri ne muzeun etnologjik

Teater. Bekim Lumi eshte regjisor qe nuk i do kompromiset. Ai vazhdimisht na befason me gjetjet origjinale trajtimin analitik te permbajtjes dhe mjeshtrine ne punen me aktoret
Shfaqja Kemisha e gjakut qe u dha vjet ne fund te shtatorit ne Muzen Entologjik te Kosoves sjell nje format te ri pune ne qasjen metodologjike teatrore te regjisorit Bekim Lumi i njohur per stilin e tij jo-konvencional. Kjo eshte edhe nje kaptine e re ne teatrin kosovar sepse fillon te praktikohet me seriozisht i ashtuquajturi teater i kerkimit.
Procesi i te berit teater ne kete lloj metodologjie i gjason nje laboratori ku prodhohen ide kreative ushtrohen forma te njohura e te panjohura stilistike te cilat pastaj i japin forme shfaqjes se ardhshme.
Neper kete proces kalon permbajtja hapesira skenike puna me aktorin elementet zanore etj.. Me fjale te tjera gjithcka i nenshtrohet nje kerkimi dhe analizimi serioz qe shkon shume larg me pertej atij shqyrtimit qe behet zakonisht ne te berit teater te zakonshem.
Por jashte ketyre elementeve teknike eshte produkti final teatror ai qe i ofrohet ne fund publikut dhe i cili eshte pjesa me e rendesishme e nje ndermarrjeje te tille. Edhe ne kete rast Kemisha e gjakut e Lumit imponohet si produkt estetikisht i sofistikuar.
Bekim Lumi eshte regjisor qe nuk i do kompromiset.
Perbrenda doreshkrimit te tij regjisorial ai vazhdimisht na befason me qasjet jo-konvencionale me gjetjet origjinale me trajtimin analitik te permbajtjes dhe me mjeshterine qe tregon ne punen me aktoret. Keto cilesi ai i ka shperfaqur ne projektet teatrore qe ka realizuar deri me tani. Por Kemisha e gjakut shkon edhe nje hap pertej.
Shumica e regjisoreve shqiptare zgjedhin ate me te kollajshmen te provuaren te paren te mesuaren ndersa Lumi u hyn aventurave kerkimore dhe zgjedh te ballafaqohet me te panjohurat teatrore. Ai provon eksperimenton sfidon dhe rezultati eshte gjithmone i vecante here-here i cuditshem gjithmone origjinal dhe atraktiv per publikun.
Ne projektet e meparshme teatrore Mesimi Galani ifti Martin etj. ai prodhon teater te mrekullueshem me te cilin cuditerisht kenaqen duke e pare te gjitha shtresat e publikut duke perdorur shpesh aspektin entertaining. Kemisha e gjakut imponohet si projekt teatror estetikisht i perpunuar deri ne perfeksion.
Ajo merr si baze strukturore disa motive e fragmente skenike te tragjedive te njohura te Shekspirit Makbethi Rikardi III dhe Hamleti si dhe disa motive e rituale kanunore nga kodi i mocem shqiptar i njohur si Kanuni i Leke Dukagjinit. Kodifikimet alla shqiptare mbi mikun besen vdekjen bese-thymjen vrasjen etj. ndeshen shkrihen plotesojne njera-tjetren me disa nga motivet qe dalin nga dramat e lartpermendura te Shekspirit.
Ne qasjen e Lumit ne kete shfaqje kjo tendence praktikisht lexohet si deshifrim i ndersjelle permbajtesor per te zbuluar anet e erreta te dramave njerezore makthet traumat smiren lakmine per pushtet...
Shtate aktoret e kesaj shfaqjeje na drejtojne drejt nje bote te cuditshme te harruar teresisht apo te mbetur dikund dromce ne kujtesen tone.
Gerrithet lehte ne te shkuaren ne mitet ritet dhe kodet primitive ekoja e te cilave ka udhetuar bashke me ne ne te sotmen si ne ato endrrat per te cilat kemi bindjen se i kemi ndeshur edhe me pare ne realitet...
Lumi ne shfaqjen e tij Kemisha e gjakut niset nga nje perspektive ne dukje teknike te gjeje ngjashmerite e disa motiveve e sjelljeve njerezore te sublimuara ne disa prej dramave te Shekspirit me disa kode zakonore te korpusit etnopsikologjik shqiptar te permbledhura ne Kanunin e Leke Dukagjinit. Dhe pergjigjja eshte po ajo qe eshte konsideruar lokale e jona unike eshte universale gjithenjerezore...
Temperamenti i njeriut te dikurshem danez mbase ka qene i ndryshem por uria per hakmarrje ka qene dhe mbetet e njejte me ate te njeriut shqiptar gjerman anglez... Sepse keshtu eshte i gatuar shpirti njerezor. Danezi e shqiptari sot mund te mos hakmerren me shpate o me pushke por ata megjithate hakmerren qofte edhe duke i derguar nje virus kompjuteri hasmit
Dhe prape them qe shfaqja e Lumit shkon pertej ketyre krahasimeve e konstatimeve. Ajo jep nje tablo te fuqishme ekspresive ritualeske e cila shperfaqet permes dromcave skenike ne trajte dialogjesh monologjesh levizjesh zhurmash fjalesh kengesh hijesh dritash... Ky eshte ai ideali i synuar teatror ta impresionoje publikun deri ne tronditje. Ashtu sic mund te tronditet njeriu qe gjendet afer nje ujevare te mrekullueshme poshte te ciles eshte nje gremine e thelle e frikshme.
Strukturalisht Kemisha e gjakut eshte e ndertuar permes ballafaqimit te dy niveleve tematike te cilat ngjizen njera me tjetren edhe sipas parimit shkak-pasoje.
Por kjo eshte rezultat qe imponohet nga gjendjet e personazheve atmosfera qe reflekton minisituata dramatike nenteksti foljor etj.. Ne aspektin stilistik ky eshte nje teater fizik ku na impresionon levizja tingulli atmosfera perreth heshtja e aktorit klithmat frymemarrjet etj..
Ne shfaqje luajne aktore te rinj Afrim Mucaj Astrit Geci Ermal H. Rexha Kastriot Grajcevci e Kujtim Peli pa llogaritur ketu dy aktoret me eksperience Meli Qena dhe Adriana Matoshi.
Ishte vertete magjepsese te shihje ata aktore te rinj qe per here te pare ballafaqoheshin seriozisht me skenen dhe publikun se si funksiononin aq mire me njeri- tjetrin. Ishte e dukshme qe trajnimi njevjecar kishte qene i suksesshem per sa i perket elasticitetit fizik i cili te bie ne sy ne disa prej skenave vitale.
Ne pergjithesi aktoret jane gjetur mire ne kete stil aktrimi ritualesk ku levizjet shikimet gjestet jane shumekuptimore. Une megjithate do te vecoja Afrim Mucajn vecanerisht skenen e tij te Hamletit. Ishte nje prej skenave me ekspresive ku prania edhe fizike e aktorit e bente te gjalle dramen e Hamletit dhe dilemen e tij per hakmarrje.
Nuk le pa permendur edhe lojen e Meli Qenes prezenca e te ciles i jep shfaqjes peshen e merituar te suksesit. E ndonese shkurt por mjaftueshem sa per te te lene shije te mire paraqiten edhe dy solokengetaret Riad Ymeri tenor dhe Besa Llugiqi soprano. Deri sa hyn ne territorin e zymtesise atje ku zhvillohet drama e burrave dhe grave qe pergjakin dheun zeri i tyre te percjell lehtas dhe te dorezon ne mbreterine e gjakut.
shte nje shfaqje e vecante e cila e ka pasuruar jeten tone te varfer teatrore ne Kosove. shte nje ndermarrje e cila shpresoj tiu hap rruge krijuesve te tjere atyre qe duan te shohin pertej mureve te teatrit pertej estetikes se vjetruar qe po riciklohet tash e sa vjet. shte nje projekt i guximshem i guximshem dhe i suksesshem. I shkelqyeshem