E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shekulli dhe marreveshja Nano-Bechetti

Marreveshja Nano-Bechetti per import dhe djegie plehrash e denoncuar fillimisht nga Shekulli u tentua te mbahej e fshehte per publikun ne 2004.
Pas zbulimit te ekzistences se kesaj marreveshjeje Shekulli i prezantoi publikut permbajtjen e saj qellimet shifrat demet rreziqet gjithcka qe sherbeu me pas si ndezes i interesit qytetar dhe i disa shoqatave ambientaliste qe u organizuan kunder zbatimit te kesaj marreveshjeje ne terren. Zbatimi i marreveshjes u ngri.
Shqiperia ishte shfaqur ne planet e projektuesve pas shnderrimit te plehrave dhe mbeturinave ne nje problem per Italine. Projektuesit u shtyne fillimisht ne qytete te jugut italian duke tentuar te transferonin dhe digjnin aty mbeturinat. Reagimi i atyre qyteteve eshte i dokumentuar Qytetaret dhe perfaqesuesit e tyre bashkiake shtriheshin shinave te trenave ne shenje proteste. Pati perleshje me policine dhe te plagosur.
Ne kushte te tilla u projektua nje zgjidhje ideale Shqiperia fqinje. Shqiperia e varfer dhe e paditur. Shqiperia e zhytur ne konflikte politike dhe sociale. Shqiperia e trullosur deri ne ate pike sa nuk kupton ceshte e mire dhe ceshte e keqe. Shqiperia e qeveritareve te korruptuar. Shqiperia e intelektualeve ne arrati. fare viktime perfekte Dhe Shqiperia nepermjet firmes se kryeministrit te vet Nano dhe tre ministrive te linjes ishte gati te firmoste. Madje firmosi Pranoi ate qe nuk pranonin as vete italianet.
Marreveshja parashikonte transportin e plehrave ne hapesiren tone detare prurje te mijera toneve ne dite neper doganat tona mendoni cfare tjeter mund te kalonte ne kontrollet tona kufitare te kalbura nga korruptimi supozohet se duhet te kontrollonin perdite mijera ton plehra rrugetimin e perditshem e te pernatshem nga Durresi ne Tirane dhe se fundi djegien e plehrave te fqinjeve ne Kashar te Tiranes.
Angazhimi i Shekullit ne kete denoncim nuk kaloi pa kosto. Shekulli u padit ne Tirane dhe Rome nga F.Beketi dhe ne vetem nje prej ketyre padive kerkohej 5 milione euro demshperblim. Ne perballimin e situates asokohe gazeta gjeti mbeshtetjen jo vetem te lexuesve dhe shoqerise civile por edhe te vete opozites se atehershme te drejtuar nga firmosesi i vendimit te sotem Sali Berisha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›