Dy motrat e zhdukura mister fati i tyre
Ende nuk dihet ku ndodhen dy motrat te cilat u denoncuan te zhdukura nga nena e tyre e alarmuar. Ka mbetur mister fati i dy vajzave nga Durresi te humbura qe prej 10 ditesh. Policia e qytetit bregdetar ben te ditur se ende nuk ka asnje informacion ne lidhje me vendndodhjen e 19-vjecare Jetmira Valteri dhe motres se saj 15-vjecare. Nderkaq vazhdojne kerkimet edhe tek te afermit e vajzave per gjetjen e ndonje gjurme te largimit te tyre. Dy motrat u larguan dite me pare nga banesa dhe nuk kane lene asnje shenim se ku do te shkonin dhe arsyen e largimit. Ka qene nena e tyre e cila ka denoncuar zhdukjen te marten disa dite pas largimit te tyre nga banesa ndersa ka deklaruar se nuk ka pasur asnje konflikt me to i cili mund te kishte ndikuar ne vendimin per largimin nga shtepia. Madje mesohet se vonesa per denoncimin e zhdukjes se tyre ka ardhur pasi nena e vajzave kishte menduar se ato do te ktheheshin duke qene se ishin larguar edhe here te tjera.