Shemben nga erozioni 18 shtepi ne tre fshatra
Reshjet e panderprera te javeve te fundit kane shkaktuar deme jo vetem ne infrastrukturen rrugore por edhe ne banesat e disa fshatrave te Kukesit kryesisht ne zonen e Ujmishtit. Burime te komunes ne fjale tregojne se ne fshatin Malqene ka pasur rreshqitje te tokes ku si pasoje jane demtuar me shume se 10 shtepi banimi. Po ashtu ne fshatrat Skavice dhe Tejdirine ka pasur rreshqitje te tokes duke bere qe te shemben perkatesisht 5 dhe 3 shtepi banimi duke lene te pastrehe gjithsej 18 familje me rreth 100 persona. Burime te komunes thane gjithashtu se situaten e krijuar e kane bere prezente edhe ne Shtabin e Emergjencave Civile ne prefekture per nje ndihme te mundshme ndersa tani per tani familjet jane strehuar te te afermit e tyre ne fshatrat e tjere te komunes. Komuna e Ujmishtit ka pasur edhe deme te tjera nga erozioni dhe dalja e lumit te Bushtrices si dhe fryrja e Drinit.