E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria Berisha kthen dietat per deputetet

Nje dite jashte Tirane kushton 55 dollare per cdo parlamentar

Qeveria rikthen dietat per deputetet dhe punonjesit e administrates qe dergohen me sherbim brenda Shqiperise. Nje dite sherbimi jashte vendit te punes per nje zyrtar te administrates kap nje vlere ditore jo me shume se 55 dollare ne dite. Pra 25 dollare do te perdoren per dieten ditore ndersa 30 dollare per akomodimin ne hotel. Nga ky vendim perfitojne edhe deputetet te cilet te drejten e dietes do ta marrin vetem nga titullari i institucionit. Sipas vendimit me te ri Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gezon te drejten per ti dhene ose jo dietat secilit deputet. Vendimi vjen pas permbytjeve ne Shkoder ku nje pjese e mire e deputeteve ndodhen ne zonat e permbytura ne Veri te Shqiperise. Vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave ka rrezuar aktin normativ te nje viti me pare te kabinetit qeveritar i cili bllokonte dietat per administraten jashte Shqiperise duke kufizuar edhe dietat per punonjesit qe dergoheshin me sherbim brenda vendit. Do te perfitojne nga ky sherbim punonjesit e qeverise qendrore si pushteti ekzekutiv gjyqesori dhe legjislativi njesite e qeverisjes vendore dhe njesite e forcave speciale.

Tarifat e dietave

Per sherbime ne nje largesi deri ne 100 km jashte qendres se punes trajtimi financiar i punonjesit perfshin vetem shpenzimet e transportit ne rastin kur transporti nuk realizohet nga vete institucioni kundrejt dokumentit tatimor perkates por jo me shume se tarifa perkatese sipas distances kilometrike te linjes te miratuar me vendimin nr.307 date 20.7.1992 te Keshillit te Ministrave Per tarifat e transportit te udhetareve te ndryshuar. Per sherbime ne nje largesi mbi 100 km jashte qendres se punes punonjesit i perballohen shpenzimet e meposhtme si diete ditore e cila per cdo punonjes te derguar me sherbim llogaritet ne masen nje mije leke ne dite kur punonjesi kthehet brenda dites ne masen 10 per qind te pages mujore por jo me shume se dy mije e pese qind leke ne dite kur sherbimi zgjat me shume se nje dite. Per efekt te llogaritjes se dietes ne kete rast data e nisjes dhe ajo e kthimit llogariten nje dite e plote. Shpenzimet e fjetjes kundrejt dokumentit tatimor perkates te paraqitur nga hoteli e te shoqeruar me faturen e printuar nga kasa elektronike fiskale por jo me shume se tre mije leke per cdo nate. Shpenzimet e transportit ne rastin kur transporti nuk realizohet nga vete institucioni kundrejt dokumentit tatimor perkates por jo me shume se tarifa perkatese sipas distances kilometrike te linjes te miratuar me vendimin nr.307 date 20.7.1992 te Keshillit te Ministrave Per tarifat e transportit te udhetareve te ndryshuar. Prefektet e qarqeve qe kryejne funksione larg vendbanimeve te tyre kur nuk u jane siguruar kushtet per fjetje prane vendit te punes perfitojne diete dhe u paguhen shpenzimet e dites per nje periudhe jo me shume se nje muaj. Pas nje muaji nga data e emerimit te tij shpenzimet e fjetjes por jo me shume se 25 mije leke ne muaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›