E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet masivi i dheut në Gramsh, zë poshtë dy punëtorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Vision Plus mëson se masivi i dheut ka zënë poshtë dy punëtorë. Fatkeqësisht të dy kan⌂ humbur jetën.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›