E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet objekti në Tiranë, ndërhyrja për zgjerimin e Unazës së Madhe

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po kryen sot prishjen e një objekti dykatësh me strukturë betoni në Tiranë.

Kreu i IKMT-së, Afrim Qendro bëri të ditur se ndërhyrja lidhet drejtpërdrejt me projekte të rëndësishëm rrugore.

“Ndërhyrja bëhet në mbështetje të projektit infrastrukturor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për rishikimin e segmentit rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë”, u shpreh Qendro.

Po ashtu, Qendro informoi se në përputhje me legjislacionin në fuqi, pronarët e objektit janë trajtuar me shpronësim për interes publik.

Ky aksion vjen në vijim të punimeve për zgjerimin dhe përmirësimin e një prej akseve më të rëndësishme rrugore në Tiranë, që synon lehtësimin e trafikut dhe lidhjen më të mirë të zonave kryesore të kryeqytetit.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›