E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi takon Milanoviç: Thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje me Kroacinë në kuadër të NATO-s

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, gjatë vizitës zyrtare në Zagreb javën e kaluar, u takua me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Nufi bëri të ditur se gjatë takimit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore, duke e cilësuar këtë si një prioritet strategjik për të dy vendet.

“Gjatë javës së kaluar, në Zagreb, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin kroat Zoran Milanović. Rikonfirmuam se ruajtja dhe forcimi i paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore mbetet një prioritet i përbashkët strategjik për të dy vendet tona”, u shpreh ai.

Ministri theksoi gjithashtu se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë po thellohet më tej, veçanërisht në kuadër të NATO-s, përmes zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe rritjes së ndërveprueshmërisë përmes stërvitjeve të përbashkëta.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes po thellohet më tej, përmes zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe rritjes së ndërveprueshmërisë nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta në kuadër të NATO-s”, theksoi Nufi.

Ministri shprehu mirënjohjen “për mbështetjen e vazhdueshme teknike që Kroacia i jep Shqipërisë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”.

1 nga 4

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›