Shembet pjesërisht hoteli në plazhin e Golemit, plagosen disa persona
GOLEM(UPDATE)- Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në zonën e plazhit në Golem. Një hotel 4 katësh është shembur pjesërisht, duke rrezikuar jetën e personave që ishin në të.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes mësohet se janë lënduar 5 nxënës kosovarë që ishin prej disa ditësh në këtë hotel për të pushuar.
Ata janë transportuar në spitalin e qytetit të Durrësit dhe për fat, sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia është drejtuar për në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e shkaqeve të shembjes së ndërtesës, që për momentin mbeten ende të paqarta.
Bëhet fjalë për shembjen e një ballkoni dhe të një muri mbajtës të dy dhomave, por të gjitha të dhënat janë paraprake.