E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet shtëpia muze e patriotit, Th.Gërmenji

KORÇE- Prej vitit 2010 shtëpia muze e patriotit, Themistokli Gërmenji në Korçë ishte bërë objekt i një konflikti pronësie.

Gjatë mbrëmjes së djeshme shtëpia monument kulture është shembur.  Kreu i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi ka konfirmua lajmin, ndërsa është shprehur se godina ku Gërmenji shpalli Korçën krahinë autonome u shemb gjatë natës me mjete të rënda.

Kam njoftuar institucionet përgjegjëse dhe i bëj thirrje policisë të hetojë dhe kapë përgjegjësit e kryerjes së këtij ati të rëndë. shprehet Peleshi.

Shëmbje e shtepisë së patriotit, Themistokli Gërmenji përbën një tjetër skandal kulturor për qytetin e Korçës, pas zhdukjes së veprave të artit në Galerinë e qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›