E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, bum i paprecedentë, 190 mijë vende pune

Në mbledhjen e parë të qeverisë pas pushimeve, kryeministri Sali Berisha foli për turizmin. Ai tha se sezoni turistik i deritanishëm është sezoni me i paprecedentë në historinë e vendit.

Shqipëria ka marrë turistë të huaj rreth 277 mijë më shumë gjatë 7 muajve të parë të vitit se sa një vit më parë. Pushuesit shqiptarë dhe të huaj bënë që të fuqizohet më tej si degë kryesore në ekonominë shqiptare dega e turizmit. Ata bënë që vetëm nga kjo degë të krijohen në vend 190 mijë vende pune. Një shifer rekord. Të gjithë ata të cilët udhëtojnë nga Velipoja në Ksamil konstatojnë morinë e jashtëzakonshme të vendeve të punës që funksionojnë në këtë sektor.- tha Berisha.

Këshilltari i një ministri fjeti në makinë se nuk gjeti dhomë ku të flinte, ndërsa këshilltari im pati fat dhe gjeti një dhomë të vogël në Orikum, theksoi kryeministri.

Kreu i Këshillit të Ministrave tha se qeveria ka bërë shumë këtë vit për kushte më të mira. Ai tha se janë me qindra mesazhet që vijnë, kryesisht nga jugu për dy rrugët e bukura të inauguruara në 1 javë.  Berisha tha se janë investuar më shumë se 220 milionë euro në degën e turizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›