Shembet tribuna ne Prizren
Nje ngjarje e pazakonte dhe e papare ndonjehere ne futbollin kosovar te pasluftes ka ndodhur fundjaven qe shkoi ne stadiumin e Lirise ne Prizren. Ne fakt te premten mbrema eshte shembur muri dhe nje pjese e tribunes se stadiumit 147Perparim Thaci148.
Per fat te mire kjo ngjarje ka ndodhur ne nje kohe paksa me 145te pershtatshme146 sepse sezoni vjeshtor ka perfunduar para nje jave keshtu qe ne kohen e shembjes nuk kishte persona ne tribune.
Sigurisht ky rast do te ishte me fatal po te ndodhte gjate sezonit ngase pasojat do te ishin me te renda sepse stadiumi i Prizrenit mbushej shpesh nga shikuesit e Lirise por edhe te Ballkanit ekipi nga Theranda i zhvillonte ndeshjet si vendes ne Prizren qe percillnin ndeshjet e ekipeve te tyre te zemres.
Ne shumicen e stadiumeve kosovare tribunat jane te perbera nga rreth 10 shkalle te medha qe jane mjaft te vjetra dhe te pasigurta sigurisht edhe te rrezikshme. Por ka stadiume ne te cilat tribunat jane ndertime te improvizuara me shufra hekuri.
Rrenimin e murit dhe nje pjese te tribunes e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit prizrenas Fatmir Gashi. 147Eshte e vertete eshte rrenuar muri. Duhet ta shikojme demin qe eshte bere. Per fat te mire sezoni ka perfunduar me pare. Besoj se per sezonin pranveror do ta riparojme pasi nga ajo pjese mund te hyjne shikuesit ne stadium148 tha Gashi.
Komisioni per inspektimin e objekteve sportive i Federates se Futbollit te Kosoves FFK para cdo sezoni ben kontrollimin e stadiumeve per te konstatuar me pas nese stadiumi perkates eshte ne gjendje te rregullt per t146u zhvilluar ndeshjet.
Mirepo ky komision nuk kishte verejtur dicka te dyshimte ne stadiumin e Prizrenit. Ne pamundesi per t146i kontaktuar anetaret e Komisionit sqarim per kete ceshtje jep sekretari i pergjithshem i FFK-se Eroll Salihu.
147Natyrisht ne inspektimin e rregullt te stadiumeve qe i ben Komisioni kontrollohet edhe tribuna per shkak te sigurise se shikuesve. Mirepo stadiumet tona jane te vjetra dhe Komisioni nuk mund ta dije asnjehere se kur do te shembet nje tribune148 theksoi Salihu.
Sekretari i FFK-se paralajmeroi se shume shpejt shtepia e futbollit kosovar do t146i obligoje klubet kosovare qe t146i renovojne stadiumet e tyre qe jane ndertuar shume kohe me pare ndoshta para 50 vjetesh. Ne kete renovim do te perfshihen edhe tribunat qe duhet te jene me te sigurta dhe te mbuluara me karrige.
Ngase nese perseritet rasti i Prizrenit ne nje ndeshje kampionale do ta pesonte keq sigurisht ndonje shikues. Koheve te fundit ka pasur raste te shembjes se tribunave te stadiumeve neper bote ku pasojat ishin fatale deri te vdekjet e shikuesve.