E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta skuadra qe ha kryesuesit

Teuta mori revanshin ne fitoren 2-0 ndaj nje Skenderbeu te pafuqishem ne transferte e qe e mbylli sfiden ndaj durrsakeve me nente lojtare. Ujqerit e debores humben shansin per te barazuar me pike me Flamurtarin kryesues e ndoshta dhe te rreshqasin ne vendin e trete nese Dinamo do te fitoje te marten me Besen ne Kavaje.

Pas nje pjese te pare pa gola por me nje epersi te lehte te Skenderbeut fraksioni i dyte foli teresisht per durrsaket qe u hakmoren ne menyren e duhur pas humbjes 2-0 ne fazen e pare nje ndeshje e luajtur atehere ne Pogradec.

Golashenuesi me i mire i Teutes Mirel Cota shfrytezoi ne maksimum nje dalje te pastudiuar mire te portierit te Skenderbeut Orges Shehi per te realizuar nje gol te bukur me koke ne minuten e 48-te duke entuziazmuar presidentin e Teutes Edmond Hasanbelliu e hidheruar ate korcar Agim Zeqo te ndare nga homologu durrsak nga ai i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka.

Goli i shtate sezonal per Coten por i shoqeruar edhe ndeshkimin me karton te kuq te trajnerit te Skenderbeut Shkelqim Muca per protesta ndaj golit te durrsakut.

Ne minuten e 55-te Skenderbeu shenoi me ane te sulmuesit serb Mlladen Berkic nga nje goditje denimi por ndihmesi i Jeminit anesori Ergin Doda anuloi gjithcka.

Lojtaret e Skenderbeut reaguan ashper tek anesori Doda aq sa mbrojtesi Bici e goditi me koke asistentin. Gjyqtari kryesor Lorenc Jemini menjehere i tregoi kartonin e kuq lezhjanit duke e lene Skenderbeun me dhjete lojtare ne fushen e lojes ne minuten e 56-te.

Pas largimit me kartonin e dyte te verdhe edhe te sulmuesit boshnjak Ivan Jolic 72 Skenderbeu u terhoq ne gjysmefushen e tij duke u bazuar te kundersulmi te sulmuesi serb Mlladen Berkic.

Per te kompletuar deshtimin ne transferte te Skenderbeut ne ndihme i erdhi Teutes edhe euroautogoli i Stavrion Lakos i cili devijoi me koke ne porten e tij nje top te ardhur nga nje goditje e lire e durrsakeve.

Nje 2-0 i fiksuar ne minuten e 77-te e qe i dha fund para kohe ndeshjes se javes se 13-te me gjithe perpjekjeve te Skenderbeut te mbetur me nente lojtare.

Fershillima e fundit pas tri minutave shtese te Lorenc Jeminit nxori fitues me merite Teuten ne fitoren e saj te 5-te sezonale dhe ne humbjen 4-t te Skenderbeut ne 13 jave te gjitha ne transferte

Ndersa ne shtepi ka nje rekord prej 100 per qind te pikeve 6 ndeshje 6 fitore 18 gola te shenuar 4 te pesuar skuadra korcare e drejtuar nga Shkelqim Muca edhe njehere tjeter tregoi se eshte e pafuqishme ne transferte dhe se nuk ka vazhdimesi ne rezultate.

Skenderbeu ne 7 ndeshje te zhvilluara ne transferte ka grumbulluar vetem 7 pike duke koleksionuar 2 fitore me Besen e Lacin 1 barazim me Bylisin dhe 4 humbje Elbasanin Shkumbinin Flamurtarin dhe Teuten. 5 gola te shenuar dhe 11 te pesuar.

Teuta qe nga ana e saj regjistroi suksesin e 5-te duke u ngjitur ne vendin gjashte me 18 pike eshte e vetmja qe skuader qe ka mundur dy kryesueset aktuale Flamurtarin 2-1 java 5-te dhe tani Skenderbeun 2-0 java e 13-te.

Ne javen e 14-te Teuta do te luaje me Dinamon ne Tirane ne fazen e pare humbi 2-1 ndersa Skenderbeu do te prese Shkumbinin ne fazen e pare humbi 3-1.

Te shtunen ne Ruzhdi Bizhuta Elbasani fitoi 3-2 me Bylisin Dalipi Sadiku Radovic per verdheblute Xhafa dhe Bega per ballshiotet. Ne kryeqytet Tirana mposhti 2-1 Flamurtarin Pejic dhe Plaku per bardheblute bene te pavlefshem golin e realizuar nga Daniel Xhafaj per vlonjatet.

Te dielen Vllaznia fitoi 1-0 me Kastriotin gol i Armando Vajushit ndersa Shkumbini triumfoi 2-1 ndaj Lacit Kuli dhe Gerbovic per peqinasit Mile per kurbinasit.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13

Te shtunen 27 nentor
1300 Elbasani-Bylis 3-2
1600 Tirana-Flamurtari 2-1

Te dielen 28 nentor
1300 Shkumbini-Laci 2-1
1300 Vllaznia-Kastrioti 1-0

Te henen 29 nentor
1600 Teuta-Skenderbeu 2-0

Te marten 30 nentor
1300 Besa-Dinamo

RENDITJA

1. Flamurtari 28
2. Skenderbeu 25
3. Dinamo 23
4. Tirana 21
5. Vllaznia 21
6. Teuta 18
7. Laci 17
8. Shkumbini 17
9. Kastrioti 14
10.Bylis 11
11.Elbasani 9
12.Besa 8

Elbasani eshte penalizuar nga FIFA me -3 pike
Nje ndeshje me pak

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 29 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›