Shembet tuneli i Shkopetit Bllokohet aksi Tiranë-Peshkopi
BURREL - Aksi Tiranë-Mat-Dibër është i pakalueshëm, e kjo pasi tuneli i Shkopetit që lidh këtë aks rrugor është bllokuar ne te dy krahet e tij. Tuneli është i gjatë rreth 6 metra dhe është nyja lidhëse kryesore për këtë aks nacional.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme kur të dyja anët e tunelit të Shkopetit janë bllokuar si pasojë e rënies së masiveve të dheut dhe shkëmbinjve mbi të.
Masivi shkëmbor e bën të pamundur kalimin e automjeteve pasi tuneli është bllokuar plotësisht duke lënë të izoluar kështu të gjithë qarkun e Dibrës.
Qytetare te shumte kane telefonuar ne redaksine e Shqiptarja.com per te raportuar se prej oresh gjenden te bllokuar ndersa bejne apel per instancat perkatese qe te vihen ne levizje, pasi sipas tyre askush deri me tani nuk i ka ardhur ne ndihme.
Një varg makinash qëndron i bllokuar, pasi nuk arrin të kalojë këtë pengesë e cila ka ardhur si pasojë e një masivi shkëmbor e cila prej kohësh pritej të zinte hyrjen e tunelit.
Forcat Xhenios dhe fadroma të shumta gjenden në vendin e ngjarjes për të mundësuar largimin e masivit shkëmbor nga tuneli duke zhbllokuar rrugën për automjetet.
Sipas korrespondentit të televizionit A1 REPORT, Daniel Shehu, nga drejtuesit e automjeteve, të cilët janë banorë të zonave përreth, po përdoren rrugë të tjera për të mundësuar lëvizjen e automjeteve të tyre, por edhe kjo mënyrë duket mjaft e vështirë.
Policia rrugore ka bërë me dije për drejtuesit e mjeteve që të jenë të vëmendshëm për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)