E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes katër të rinjve, qëllohet për vdekje me levë 17-vjeçari

TIRANE - Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje me levë nga disa persona, te cilet jane identifikuar, por eshte mundesuar arrestimi i vetem njerit prej tyre, ndersa tjetri eshte shapluur ne kerkim.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona te mbremjes se sotme në zonën e Porcelanit, në vendin e quajtur “Kodra E priftit” në kryeqytet.

Gjergji Prenga ka ndërruar jetë pas një sherri mes kater të rinjve. Dyshohet se te rinjte njiheshin mes tyre dhe po sqaronin nje sherr te hershem, i cili ka vijuar me perdorimin e fjaleve banale dhe ka perfunduar ne vdekjen tragjiek te 17-vjeçarit.

17-vjeçari eshte qelluar disa here me leve dhe mendohet se ka nderruar jete nga hemoragjia.

Si pasojë e konfliktit mes adoleshenteve, ka mbetur i plagosur nje tjeter i ri i perfshire ne sherr, por gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 18-vjecari Roland Roku eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e plotë si dhe po punohet per arrestimin e autoreve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›