E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet tuneli në Turqi, një viktimë –

Një tunel në ndërtim në lagjen Eğriçam të Turqisë, është shembur për shkaqe ende të paqarta. Tuneli ishte pjesë e Projektit të Ujit të Pijshëm Yedigöze, të administruar nga Administrata e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Adanas (ASKİ).

Pas marrjes së njoftimit në Qendrën e Thirrjeve të Emergjencave 112, në vendngjarje u nisën ekipet e shëndetësisë, xhandarmërisë dhe AFAD-it.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë për nxjerrjen e punëtorëve të bllokuar nën rrënoja. Pas operacionit të shpëtimit, ekipet shëndetësore konstatuan se një prej punëtorëve, Necmettin Tok, 55 vjeç, kishte humbur jetën.

Ndërkohë, punëtori tjetër, Bekir Çelik, 57 vjeç, i cili mbeti i plagosur nga shembja, u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shembjes së tunelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›