E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tronditet Tirana, vritet një grua në lokal, plagoset edhe një fëmije

Një grua humbi jeten dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një ngjarje të rëndë mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

Burime për Vizion Plus bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali në zonën e Don Boskos, pranë një xhamie.

Dyshohet se në lokal është qëlluar me armë automatike.

Nga të dhënat e para mësohet se ka humbur jeten një grua rreth 50-vjeç që punonte si banakiere në lokal.

Po ashtu janë plagosur disa persona, mes të cileve dhe një fëmije.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›