E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e dheut, Komuna ia tërheq lejen investitorit

Hapja e themeleve për ndërtesën e re në lagjen e Muhaxhirëve, që ka shkaktuar shembjen e dheut dhe plasaritjen e asfaltit, ka bërë që organet komunale të ndërmarrin hapa ndajë investitorit.

Pas kësaj ngjarje, Komuna e Prishtinës i’a ka tërhequr lejen përkohësisht investitorit. Organet komunale kanë formuar një komision mbikëqyrës për të parë të gjitha shkaqet dhe dëmin që është bërë.

“Komuna ka marrë vendim që ti pezullojë përkohësisht lejen ndërtuesit. Po ashtu kemi formuar edhe një komision mbikëqyrës”, tha për Indeksonline, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj.

Nga ana tjetër organizata INPO shpreh shqetësimin pas shembjes së dheut në rrugën “Ali Kelmendi” në lagjen e Muhaxhirëve e cila ka shkaktuar frikë dhe shqetësim për banorëve ndërtesave të afërta në vend punishten.

Sipas INPO-së, e gjitha kjo është pasoj e shkeljeve të procedurave të parapara për ndërtim. “Personi i cili është duke e ndërtuar këtë ndërtesë për banim kolektiv, nuk i ka ndërmarr masat preventive në rast të ndonjë fatkeqësie. Po ashtu nuk është respektuar distance domosdoshme në mes të rrugës dhe ndërtesës. Përveç shembjes së dheut është shembur edhe gjysma e rrugës, në rrezik të madh për rrënuar janë edhe dy ndërtesat afër, si dhe vinçi i cili ndodhet në vendin ku janë duke u kryer punimet”, thuhet në një reagim të INPO-së

INPO kërkon nga Komuna e Prishtinës që të siguroj banim të përkohshëm, të gjithë atyre banorëve të cilët janë evakuuar, po ashtu komuna t’i angazhojë ekipet profesionale në terren për shqyrtimin e përmbushjes se kritereve teknike edhe të objekteve tjera të cilat janë duke u ndërtuar në qytet duke i paraparë kriteret minimale teknike të objekteve kolektive të banimit.

INPO rikujton komunës, se në Prishtinë ekzistojnë një sërë faktorësh të cilët bëjnë që ushtrimi i një kontrolli nga inspekcioni të jetë më i madh, për shkak se shumë qytetarë gjatë ndërtimit, dalin edhe përtej parcelave të tyre,prandaj një mbikëqyrje nga ana e komunës do të jetë i rëndësisë jetike për qytetin. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›