Vritet 33-vjeçari para Spitalit

Një vrasje ka ndodhur sot para derës së Spitalit Rajonal në Gjakovë.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, viktimë është shtetasi i Kosovës V.M.(1980) nga një fshat i rrethit te Gjakovës, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri- revole e tipit M 57 caL.762 mm.
Autori i krimit është larguar nga vendi i krimit, por policia shumë shpejtë e ka identifikuar të njëjtin dhe është arrestuar.
Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë në Pejë ka deklaruar se, sot rreth orës 11:00, stacioni policor në Gjakovë është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal “ Isa Grezda “në Gjakovë,se ka ndodhur një vrasje para derës së spitalit.
“Njësitë përkatëse policore të këtij stacioni kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta siguruar vendin ,për derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i shtetit,Njësiti i Hetimeve Rajonale,Njësiti i kriminalistikës rajonale,Mjekësia Ligjore për të bërë këqyrjen e vendit të këtij rasti’, ka deklaruar Ibra
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të çështjes është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga njësiti i Mjekësisë Ligjore për ta dërguar për obduksion.
Njësiti përkatës i hetimeve rajonale DRP Pejë është duke e hetuar rastin për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre,dhe pas kompletimit rasti do të procedohet në Prokurorinë e shtetit./Indeksonline/