E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shembja e digës në Ukrainë/ Kreu i KE-së akuzon Rusinë: Po kryen krime lufte

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka akuzuar fajësoi Rusinë për shpërthimin në digën Nova Kakhovka në Ukrainën jugore, teksa ka shkruar në Tëitter se “Rusia dhe përfaqësuesit e saj” do të mbajnë përgjegjësi.

“I tronditur nga sulmi i paprecedentë i digës Nova Kakhovka. Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte – dhe ne e konsiderojmë Rusinë dhe përfaqësuesit e saj përgjegjës”,, tha Charles Michel.

Incidenti – për të cilin Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën – do të ngrihet si çështje në samitin e ardhshëm të Këshillit të BE-së në Bruksel, ku do të propozohet “më shumë ndihmë për zonat e përmbytura”, tha ai.

“Mendimet e mia me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo katastrofë”, shtoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkroi në Tëitter se shkatërrimi i digës “po vë në rrezik mijëra civilë” dhe është një “krim i tmerrshëm lufte”, transmeton CNN. 

Ndërkohë, një zyrtar i lartë rus e quajti incidentin “një akt të rëndë terrorist”, pasi fillimisht mohoi shembjen e digës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›