Moti i keq në Itali/ Përmbytje në komunën e Maceratas, autoritetet thirrje banores: Ngjituni në katet e sipërme

Italia po përballet sërish me mot të keq me reshje të dendura shiu, ku kritike situata është në komunën e Maceratas, ku janë përmbytur rrugë e katetet e para të banesave.
Situata veçanërisht kritike është në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku ka disa persona të evakuuar, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ngjiten në katet më të larta të banesave.
“Për shkak të reshjeve që kanë rënë në mënyrë jo normale në qytet, për momentin janë të bllokuara disa rrugë. Këshillohet përdorimi i makinës dhe daljes nga shtëpia vetëm në rastet rreptësishtë të nevojshme. Ndalohet zbritja në garazhet/bodrumet nëntokësore dhe rekomandohet ngjitja në katet e larta”, thuhet në njoftim.
Sot (6 qershor) janë mbyllur shkollat në fshatra, ndërsa janë marrë masa për evakuimin e të tjerë personave në rast se do të jetë e nevojshme.
Pak javë më parë Italia u përball me përmbytje katastrofike që i morën jetën dhjetëra personave./ TGCOM
/rtsh.al/