E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjorgjevic: Ministri urdhëroi varrosjen e shqiptarëve të vrarë

HAGE-I akuzuari Vlastimir Gjorgjevic dëshmoi dje para Tribunalit të Hagës se urdhërin për varrosjen e shqiptarëve të vrarë të Kosovës në Batajnicë në pranverën e vitit 1999 e ka dhene ish ministri i Brendshëm i Serbisë, Vlajko Stoilkovic.

Gjorgjevic, i cili asokohe ishte ndihmës ministrër dhe kryeshef i sigurimit publik të MPB-se të Serbisë, akuzohet për krime kundër shqiptarëve të Kosovës.

Duke folur në mbrojtjen e tij, ai tha se i ka zbatuar urdhërat e Stoilkovicit megjithese nuk është pajtuar me ato, dhe se për këtë i vjen keq.

Gjorgjevic tha se nuk ka qenë i lidhur me organizimin e transportit të kufomave të shqiptarëve nga Kosova dhe se nuk kishte dijeni se kush e kishte urdhëruar këtë.

Ministri Stoilkovic, të cilin Tribunali i Hagës në vitin 1999 e akuzoi për krime lufte në Kosovë, bëri vetëvrasje në prill të vitit 2002.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›