Shembje masive dheu në Apoloni, mbulohen sërish gërmimet e reja
Fier- Si pasojë e reshieve të shiut të rëna dy dytët e fundit janë demtuar gërmimet e ekspeditës shqiptaro-gjermane në Teatri Antik të Apolonisë, në Fier.
Gazeta IDEA bisedoi me drejtorin e parkut të Apolonisë, zotin Marin Haxhimihali, i cili tha se për shkaqe natyrore strukturat e parkut janë zhvendosur duke mos sjellë mbushjen e tyre me lëndë argjili, e për pasojë duke minuar planet për vizitim të tyre nga publiku.
Drejtori i parkut, Haxhimihali tha se nga moti i keq janë riaktivizuar burimet nënujore, për të cilat ekipi shqiptaro-gjerman ishte në dijeni dhe kishte bërë disa spostime, duke përmbytur me argjilë strukurat e gërmuara prej kohësh.
“E theksoj se kjo ndodhi për shkaqe natyrore, të cilat s’janë në dorën tonë. Vërshimi i argjilit në strukturat e gërmuara për tu vizituar nga publiku ka çuar dëm të gjithë punën e ekipit gjerman të kësaj kohe. Ishin bërë disa spostime, por sërish përmbytja ndodhi nga aktivizimi i burimeve nënujore…Nuk është dëmtuar vlera arkitektonike e parkut, e theksoj, por pjesa e gërmuar për ta bërë teatrin e vizitueshëm…Po monitorojmë situatën…është ende heret të flitet nëse do të rinisin sërish në atë sektor punimet”,-tha për IDEA-n zoti Haxhimihali.
IDEA mësoi nga drejtoria e parkut se për momentin ata po monitorojnë situatën dhe sipas zotit Haxhimihali është ende herët të flitet nëse gërmimet do të rinisin sërish. Në këtë pjesë të monumentit antik gërmohet prej 4 vitesh, por këtë vit ekspedita gjermane kishte qëllim hapjen e sektorit për vizitorët, që mesa duket nga të dhënat e para u minua nga natyra.
Punimet në teatrin antik të Apolonisë synojnë thellimin e zbulimeve të objekteve arkeologjike dhe sipas platformës së përbashkët të miratuar nga drejtuesit e ekspeditës, objektivi i këtij sezoni ishte zbulimi i skenës dhe proskenës të këtij teatri.
Historia na tregon se gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire.
Dorina Bilbili/IDEA/