Shemsi Prenci jep doreheqjen

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Prençi.Prençi
i ka paraqitur të mërkurën dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Ndërkohë, Hasan Gjergjeri është emëruar si drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës në vend të Prençit.
Shemsi Prençi ishte larguar nga pozicioni i drejtuesit të forcave operacionale, dhe prej disa kohësh mbante postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër.
Ende nuk dihen arsyet që çuan në dorëheqjen e tij, por ish-kryepolici i Dibrës ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku do të bëjë me dije arsyet e këtij vendimi.
Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit
Valë e re ndryshimesh për Policinë e Shtetit pak kohë nga ndryshmet e fundit që ndodhën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas dy vrasjeve të ndodhura në kryeqytet në shkurt të këtij viti, kur gra, Eleni Basho dhe Megi Jakiçi, u vranë në të njëjtën ditë.
Si rezultat i ndryshimeve më të fundit, nëndrejtori i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Arjan Kurti është transferuar në Shkodër dhe postin e tij do ta zërë Gëzim Gjeci.
Ndërkohë, Gëzim Prebibaj, shef i Komisariatit të Rinasit, largohet dhe komandohet në krye të Komisariatit të Kavajës.
Nuk bëhen me dije shkaqet e këtyre ndryshimeve në radhët e strukturave të policisë, ndërsa transferimi i shefit të Komisariatit të Rinasit mendohet të ketë ardhur për shkak të hetimeve të SHKB, si rezultat i të cilave pa ditë më parë u transferuan dhe pushuan nga puna disa persona në Komisariatin e Rinasit, me akuzën e favorizimit të kalimit të jashtëligjshëm të disa kosovarëve nga Rinasi pa dokumentacionin përkatës.