"Shën Mëria e Beratit", BerishaDokles:Pse e quan veten iluminist
Të tjera rreth shkrimit Debatet për veprën e Namik Dokles
TIRANE - Kryeministri Berisha ka sjellë në vëmendje dramën “Shën Mëria e Beratit” me skenar të deputetit socialist Namik Dokle, e cila ngjalli pakënaqësi në radhët e komunitetit ortodoks.
Nga salla e Kuvendit ku u zhvillua seanca e sotme plenare, shefi i mazhorancës tha se nuk donte të politizonte debatet që përfshinë këtë vepër në janar të këtij viti, por u shpreh se ajo nuk mund të shkruhej.
Berisha: “Namik se ka një problem ajo vepër. Unë nuk doja të politizoja debatin, por ajo nuk mund të shkruhej. Ata të cilët protestuan përjetuan kalvarin me të egër se çdo klerik në Europë. Ishte frymëzim i propagandës ateiste. Pse e quan veten illuminist, ti je rilindas”
Reagimi ka ardhur në sallë nga vetë skenaristi i kësaj vepre, i cili duke ironizuar tha se drama më e madhe është se Parlamenti ka Kryeministër Berishën.
Dokle: Kulmi i mediokritettit është të flasësh për diçka që nuk e ke parë dhe nuk e ke lexuar. Problemi i këtij Parlamenti nuk është një dramë. Drama më e madhe është se ka kryeministër Berishën, ka varfëri dhe korrupsion”
Ndërkohë këtyre replikave i bashkohet edhe kryeparlamentarja Topalli e cila kundërshton Doklen duke bërë “avokaten mbrojtëse” të kryeministrit e duke thënë se ai e ka lexuar veprën.
Topalli: Kush të tha mar burrë se se ka lexu?
Ndërkaq, Namik Dokle iu drejtua dhe Topallit duke i thënë se kishte shkruar vjersha dhe për të
Topalli ia kthen: T'i ke shkruar disa marr burr. Namik 1 prill është dita e Rilindjes, e gëzofshi.
Redaksia Online
(s.g/Gre.M/Shqiptarja.com)