E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sulmohet zyra elektoralee PS në njësinë nr.8

TIRANE - Zyra elektorale e PS-së në njësinë nr.8 në kryeqytet është bërë objekt i një sulmi nga persona ende të paindentifikuar. Banderolat dhe posterat para godinës në rrugën "Ferit Xhajko" janë shkatërruar krejtësisht.

Lajmi u konfirmua nga drejtuesi i kësaj njësie, Ervin Bushati, ndërsa incidenti ka ndodhur gjatë kohës kur aktivistët ndodheshin në një takim me zgjedhës. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për identifikimin e autorëve të sulmit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›