E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendetesi, Godo pakt me Korpusin Amerikan

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me perfaqesues te vullnetareve  te Korpusit Amerikan.

Vullnetaret do te shperndajne ne komunitete rurale informacion mbi kujdesin shendetesor, semundjet seksualisht te transmetueshme, drogen dhe rrezikun e tyre.

Kjo nisme mbeshtetet nga ambasada amerikane ne Tirane. I pranishem ne ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes ka qene edhe ambasadori John Withers, i cili garantoi ministren Godo se qeveria amerikane eshte e perkushtuar per te forcuar sistemin shendetesor ne Shqiperi nepermjet programeve te saj.

Withers ka theksuar se tashme jane te dukshme ndryshimet ne shendetesi. Ai ka falenderuar Godon per gjithcka po ben ne kete sistem, ndonese ka pak kohe ne drejtimin e saj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›