E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva ne Gjirokaster, Pollo: Bime pergjegjes

Debati per demshperblimin e banoreve te pallatit te shembur ne Gjirokaster perplasi ashper ne Kuvend opoziten me mazhorancen.

Deputeti Vangjel Tavo akuzoi qeverine se nuk po zgjidh si duhet problemin e grevisteve. “Kryeministri dhe ju deputete jeni te detyruar t’iu ktheni nje pergjigje grevisteve dhe te zgjidhni problemin e tyre”, ka pohuar Tavo.

Por, zevendeskryeministri Pollo i hodhi poshte akuzat me faktin se vendimi per demshperblimin eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave.

“Eshte e pamoralshme qe perfaqesues socialiste te flasin per shembjen e pallatit ne Gjirokaster dhe ta kerkojne fajin tek Keshilli i Ministrave. Qeveria ka percaktuar nje fond dhe eshte e kote ta diskutojme”, eshte shprehur Pollo.

Numri dy i qeverise kerkoi nga opozita te distancohet qarte nga kryetari i bashkise Flamur Bime, qe sipas tij eshte pergjegjesi kryesor i kesaj tragjedie.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›