E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndetësi, aparatura imazherike për spitalet rajonale për 2012

TIRANË- Sektorit spitalor do t’i kushtohet vëmendje e veçantë në vitin 2012, nëpërmjet investimeve për plotësimin e nevojave të spitaleve rajonale me aparatura për imazherinë, por edhe mbulimin e nevojave të popullatës për shërbime.

Sipas buxhetit 2012, synohet mbulim 84% i nevojës për shërbim spitalor në vitin 2012, krahasuar me 82% që janë plotësuar në 2011, si dhe plotësim 70% i nevojave të spitaleve të distriktit me pajisjet e domosdoshme për shërbimin e imazherisë në vitin 2011, referuar 65% që plotesohen akualisht. Referuar buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2012, në krahasim me buxhetin e rishikuar 2011, është parashikuar të rritet në masën 339 milionë lekë, duke përfaqësuar 2.09 % të PBB.

Fondet do të shërbejnë kryesisht në arritjen e objektivave si përmirësim të ofrimit të shërbimit parësor nëpërmjet zgjerimit të skemës së medikamenteve nga 420 në vitin 2011, në 430 në vitin 2012. Po kështu, një tjetër objektiv është zvogëlimi i vdekshmërisë amtare me 1/100000 ne vitin 2012, krahasuar me 16 per 100000 ne vitin 2010, rritja e vizitave/kontakteve të pacientit në kujdesin parësor në 8.8 vizita/ditë/mjek në vitin 2012 nga 8.6 në vitin 2011.

Sigurimi i qëndrueshmërisë së mbulesës vaksinale për vaksinat e kalendarit të vaksiminit në masën 95% është një tjetër objektiv në projektbuxhetin 2012 për shëndetësinë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›