Hanë dhe pinë shumë, përfundojnë në spital

Gjatë tre ditëve të festave, të paktën 200 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Tiranës.
E më shumë se gjysma e tyre kanë përfunduar në spital për mjekim më të specializuar. Mbiushqyerja u ka sjellë probleme në zemër, e tek diabetikët ka sjellë rritje të sheqerit në gjak. Por një shkak tjetër i shqetësimeve ka qenë edhe përdorimi i gjerë i alkoolit nga të rinjtë, çka i ka detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore.
"Rreth 70 për qind e rasteve janë transportuar për shërbim më të specializuar pranë qendrës spitalore. Problemet nga alkooli kanë qenë rreth 12 raste, pjesa tjetër kryesisht intoksikacione dhe mbingarkesa me ushqime", thotë Liljana Ramasaço, Drejtore e Autoritetit shëndetësor rajonal./Start/
2012-01-04 13:56