Shendetesia PS mbledh grupin e punes

Partia Socialiste ka mbledhur grupin e interesit për të prezantuar programin e saj qeverisës për sistemin e shëndetësisë në kuadër të mbledhjes së ideve për platformën “Për një Rilindje shqiptare”.
Në takim merrnin pjesë organizata, shoqata të ndryshme si dhe mjekë e qytetarë të interesuar për këtë cështje. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi nevojën që cdo qytetar të ketë të drejtën e një shërbimi shëndetësor korrekt.
Zoti Rama e quajti sistemin aktual shëndetësor, me në krye Ministrinë e Shëndetësisë si një organizatë partie duke shtuar se shërbimi mjekësor duhet të jetë për të gjithë njësoj, si për personat e siguruar si për ata që janë jashtë skemës së sigurimeve.
Sistemi shëndetësor është rrënuar, njerëzit nuk marrin gjithmonë shërbimin karshi pagesës. Aktualisht Ministria e Shëndetësisë është një organizatë partie. Shërbimi
shëndetësor do të jetë për të gjithë njësoj, i siguruar apo jo. Një pjesë e qytetarëve shqiptarë janë të papunë dhe të pasiguruar”, tha Rama duke shtuar se profesionistët e vërtetë janë lënë në kushte fyese për dinjitetin e tyre në sistemin e shëndetësisë.
Më tej kreu socialist shpalosi sfidat e opozitës për shëndetësinë, që do të zbatohen me ardhjen e saj në pushtet.
“Sfida jonë është t'u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur te shëndetësia. Në 1/5 e territorit të vendit nuk ka asnjë shërbim shëndetësor. Do kemi zgjerimin e shërbimit farmaceutik të kualifikuar në vend. Në sistemin shëndetësor Mungesa e ilaçeve është bërë e zakonshme. Do të ketë një reformë të dakortësuar do ikin vetëm të paaftët. Profesorët e shquar, pa dallim politik do të jenë partnerët tanë për reformimin e sistemit”, tha Rama.
Rama nënvizoi se 1 milion shqiptarë janë jashtë sistemit të shërbimit shëndetësor dhe premtoi heqjen e TVSH-së për barnat mjekësore.