E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria Kina kerkon dialog

Kina po shton përpjekjet e saj për gjetjen e një zgjidhje “të drejtë” të konfliktit që ka mbërthyer Sirinë, ku për thuajse një vit, forcat opozitare dhe ato qeveritare kanë kaluar në një përleshje të armatosur që ka shkaktuar mijëra viktima, pjesa më e madhe civilë.

Pekini njoftoi caktimin e një të Dërguari të Posacëm për Lindjen e Mesme dhe Europën, misioni i të cilit do të jetë koordinimi me vendet europiane dhe mbledhja e qendrimeve të tyre në lidhje me situatën në Siri.

Kina apeloi sërish për uljen e armëve nga të dyja palët dhe nisjen e dialogut për gjetjen e një zgjidhje paqësore të problemit.

I dërguari i posacëm do të jetë zv/ministri i Jashtëm, Zhang Ming SiriaSiri, 15 mijë mercenarë luftojnë kundër AssadSiri, masakra të reja në Homs Siri, jep dorëheqjen zv/ministri i naftës që do të nisë një vizitë 4-ditore që nga dita e shtunë në Europë, për t’u ndalur më pas në Arabinë Saudite dhe Egjipt.

“Turi diplomatik i Zhang Ming synon rritjen e komunikimit mes palëve për të ballafaquar qendrimet e secilës prej tyre në mënyrë që të mund të diskutohet një zgjidhje paqësore për krizën siriane”, thotë agjencia shtetëore e lajmeve në Kinë, Xinhau.

Kina dhe Rusia ishin dy vendet anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të cilat e përdorën këtë të drejtë për të penguar kalimin e një rezolute të propozuar nga Liga Arabe dhe të mbështetur nga Perëndimi ku i kërkohej largimi nga pushteti presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rusia e quajti projekt/rezolutën e Ligës Arabe si një tentativë të ngjashme me atë të miratuar për Libinë që coi në një ndërhyrje të paligjshme ndërkombëtare mbi një vend sovran. Moska nëpërmjet ambasadorit në OKB, akuzoi gjithashtu se në Siri, krahas forcave të armatosura të opozitës luftojnë edhe rreth 15 mijë mercenarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›